Anguissa nënshkruan kontratë të re me Napolin

Futboll

Anguissa nënshkruan kontratë të re me Napolin

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:48
Anguissa

André Zambo Anguissa ka nënshkruar kontratë të re me Napolin deri në qershor të vitit 2027, ka konfirmuar skuadra e Napolit

Ish mesfushori i Fulhanin është blinduar nga klubi pas paraqitjeve të mira që pati prej që erdhi në stadiumin “Diego Armando Maradona”, para një viti.

“SSC Napoli janë të lumtur të lajmërojnë që Frank Zambo Anguissa ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2027”, thuhet në komunikatën zyrtare të liderëve të Serie A.

Anguissa ju bashkua Napolit si i huazuar me opsion blerjen nga Fulham më 2020 dhe Napoli e bleu atë këtë verë duke paguar rreth 15 milionë euro për të.

26 vjeçari ka shënuar tre gola në 47 paraqitje me Napolin, duke bërë po ashtu edhe shtatë asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat