Galtier nuk do t’ia dijë për “yjet”

Futboll

Galtier nuk do t’ia dijë për “yjet”

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 17:51
Galtier nuk do t’ia dijë për “yjet”

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, nuk ka në plan t’I japë pushim treshes Mbappé-Messi-Neymar kur kanë mbetur pak ditëve nga nisja e Kupës së Botës. I vetmi dyshim i madh për trajnerin është Messi, i cili u rikthye dje në stërvitje pas një inflamacioni të tendinit të Akilit. Në çdo rast, me përjashtim të Fabián Ruiz, të gjithë janë në dispozicion të trajnerit francez për ndeshjen e radhës në Ligue 1, kundër Auxerre.

“Askush nuk do të pushojë. E përsëris, të gjithë janë mirë përveç Fabián Ruizit. Nuk ka pasur asnjë në orët e fundit që më ka thënë se nuk dëshiron të luajnë.”

Veç kësaj, trajneri deklaroi se ndihet i trishtuar sa herë që dikush lëndohet, aq më tepër para Kupës së Botës.

“Kam një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me stafin mjekësor për të ditur se si po kalon çdo lojtar. Bëjmë biseda të përditshme. Më e rëndësishmja është që ata të luajnë, të stërviten dhe të rikuperohen normalisht. Ata që shkojnë në Botëror janë profesionistë të mëdhenj dhe dinë si ta trajtojnë veten. Ka më shumë frikë nga ambienti sesa nga vete ata”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat