Kush është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve?

Futboll

Kush është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve?

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 23:36
Kush është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorëve?

Botërori 2022 është shumë afër dhe më poshtë do të lexoni lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola gjatë historisë së Botërorëve, por edhe kush janë emrat të cilët anë shënuar më së shumti gola në garën më të madhe të futbollit në planet

Kush ka shënuar më së shumti gola në një Botëror?

Francezi Just Fontaine kishte besuar të gjithë në Suedia 1958 duke fituar Topin e Artë të garës pasi që kishte shënuar 13 gola, por ai nuk është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në të gjithë Botërorët.

Pas 13 golave të Fontaine, Gerd Muller i Gjermanisë e mposht atë gjatë paraqitjes në Meksika 1970 dhe Gjermania 1974, duke shënuar 14 gola nga 13 ndeshje sa luajti ai.

U deshën 32 vite që dikush ta thyente këtë rekord dhe ishte Ronaldo Nazario i Brazilit i cili shënoi 15 gola në 19 ndeshje, e fundit e tij ishte në Gjermania 2006.

Tetë vite më vonë, rekordi ishte thyer përsëri, një gjë që u duke e pamundshme, por Miroslav Klose shënoi 16 gola në Botëror, mjaftueshëm për ta larguar nga froni Ronaldon.

Në Botërorin Koreja-Japonia 2002, Gjermania 2006, Afrika e Jugut 2010 dhe Brazili 2014, gjermani shënoi 16 gola duke u bërë top golashënuesi nëpër Botëror. Një arritje që është shumë e vështirë të arrihet dhe të kalohet, edhe pse jo e pamundshme.

Lista e top golashënuesve që kanë shënuar më së shumti gola në Botërorë

Miroslav Klose (Germany) 16

Ronaldo (Brazil) 15

Gerd Muller (Germany) 14

Just Fontaine (France) 13

Pele (Brazil) 12

Sandor Kocsis (Hungary) 11

Jurgen Klinsmann (Germany) 11

Helmut Rahn (Germany) 10

Gary Lineker (England) 10

Gabriel Batistuta (Argentina) 10

Teofilo Cubillas (Peru) 10

Thomas Muller (Germany) 10

Grzegorz Lato (Poland) 10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat