Partizani publikon çmimet e biletave për të parën në stadiumin e ri

Futboll

Partizani publikon çmimet e biletave për të parën në stadiumin e ri

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:25
Në stadiumin e ri

Klubi i Partizanit duket se ka mbyllur thuajse të gjitha punimet që kishte planifikuar para ndeshjes së parë në Kategorinë Superiore në stadiumin e ri që ka ndërtuar.

Të kuqtë kanë vazhduar me punë për të mbyllur gjërat e fundit që mbeten për të kompletuar plotësisht impiantin që do të jetë gati për sfidën e të hënës ndaj Bylisit.

Ekipi është stërvitur edhe në dritën e projektorëve dhe nën vëzhgimin e presidentit Demi, i cili thuajse çdo ditë po monitoron hap pas hapi mbylljen e punimeve në impiant ku tashmë kanë mbetur për t’u vendosur vetëm reklamat pas porte dhe në tribunat anësore.

Ndërkohë, klubi ka bërë publike edhe çmimet e biletave për ndeshjen e parë në këtë stadium, teksa ato do të kushtojnë 1000 lekë në tribunën qendrore dhe 300 lekë në atë ballore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat