Dinamo rikthehet te fitorja

Futboll

Dinamo rikthehet te fitorja

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:01
Dinamo rikthehet te fitorja

Pas dy ndeshjeve pa fitore, Dinamo rikthehet të marrë tre pikët e plota teksa në transfertë mposhtën Besën me rezultatin 0-2. Kryeqytetasit iu falën dy golave nga Denisson dhe Taulant Marku. I pari që shënoi ishte braziliani në minutën e 43-të të pjesës së parë me penallti, ndërsa në të dytën, Marku realizoi në të 58-tën golin e sigurisë.

Ndërkohë, në të 70-tën, Dinamo mbeti me 10 lojtarë teksa Preloshi u ndëshkua me karton të kuq, por që në fund nuk ndikoi në lojë pasi Blutë e ruajtën avantazhin dhe morën fitoren.

Pas këtij suksesi, Dinamo u ngjit në krye të klasifikimit me 21 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e tretë me 15 pikë.

Nga ana tjetër, Lushnja mbetet në pozita të rënduara. Verdhejeshilët u mposhtën edhe në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Tërbuni.

Golin vendimtar e realizoi Hysën në minutën e 28-të teksa pas kësaj fitoreje, pukjanët u ngjitën në vendin e katër me 15 pikë, ndërsa Lushnja mbetet në vendin e parafundit me nëntë pikë. Në ndeshjet e tjera, Tomori mposhti në transfertë Apoloninë me rezultatin 0-1, Turbina mposhti Orikun me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat