Triumfi ndaj Besës, Dalipi: Kemi lënë shumë pikë rrugës

Futboll

Triumfi ndaj Besës, Dalipi: Kemi lënë shumë pikë rrugës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Triumfi ndaj Besës, Dalipi: Kemi lënë shumë pikë rrugës

Zv.trajneri i Dinamos, Edmond Dalipi, foli pas triumfit 0-2 që skuadra arriti në transfertë ndaj Besës. Në prononcimin për mikrofonin e RTSH, Dalipi ndër të tjera u shpreh:

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, Besa vinte nga rezultateve pozitive, loja e tregoi që kishte një ekip me çuna të rinj. Bukurinë e ndeshjes në pjesën e parë e prishi era. Me shënimin e golit, ekipi ishte më i harmonizuar. Shënuam golin e dytë dhe humbëm shumë raste.

Pas humbjes me Flamurtarin, kemi pasur ngërç në pjesën e parë. Me shënimin e golit skuadra lirohet dhe qetësohet. Do të na bëjë shumë mirë pushimi, për të riaftësuar lojtarët që mungojnë.

Kemi lënë pikë rrugës, e kishim menduar më mirë. Ekipi ka mundësi për më shumë. Akoma nuk kemi arritur në 100 %. Perloshi ka shfaqur cilësi të mira. Jaku gjithashtu është djalë me shumë të ardhme dhe cilësi të mira”, u shpreh Dalipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat