Reagon i dëshpëruar Hummels

Futboll

Reagon i dëshpëruar Hummels

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 15:51
Reagon i dëshpëruar Hummels

Në orët e fundit janë publikuar listat e lojtarëve të thirrur për Botërorin e Katarit nga finalistët e këtij kompeticioni. Këtu nuk bën përjashtim as Gjermania. Trajneri Flick bëri zgjedhjet e tij, ku bien në sy edhe disa të munguar. Mes tyre, përveç Gosens, spikat mbrojtësi i Borussia Dortmund, Mats Hummels.

Vetë qendërmbrojtësi e komentoi përjashtimin nga “Katar 202” në rrjetet sociale, duke marrë mesazhe të shumta mbështetjeje, edhe nga vetë klubi verdhezi.

“Ky është një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës sime, – ka shkruar Hummels në Instagram. – Do të kryqëzoj gishtat për Gjermaninë në Kupën e Botës dhe do të përgjigjem gjatë kësaj periudhe me punë, siç bëj gjithmonë”.

Një koment që na bën të kuptojmë sesi mbrojtësi gjerman e mori me shumë hidhërim zgjedhjen teknike të Flick.

Nga ana tjetër, të shumta kanë qenë mesazhet e dashurisë të marra pas postimit të tij. Disa edhe nga kanalet zyrtare sociale të vetë Borussia Dortmundit, të cilët i dërguan zemra (emoji), por gjithashtu shkruan: “Ti e ke merituar thirrjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat