Musiala: Franca, Brazili dhe Argjentina përbëjnë trinomin e paparashikueshëm

Futboll

Musiala: Franca, Brazili dhe Argjentina përbëjnë trinomin e paparashikueshëm

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:37
Musiala

Xhamal Musiala ësh të padyshim lojtari i momentit në “Allianz Arena”, aty ku goli është kthyer në menu të përjavshme jo vetëm në Bundesligë. Pas thyerjes së rekordit si adoleshenti që arrin më shpejt kuotën e përfshirjes në 13 finalizime, pas 14 javësh në Bundesligë, ai ka gjetur momentin e dehur për t’u rrëfyer te prestigjiozja “Kicker”.

”Potenciali në përfaqësuese është më shumë sesa thjesht i frikshëm. Jemi të kompletuar në çdo repart. Gjermania hyn gjithmonë me qëllime të qarta, triumfin. Ndërsa mbi pretendentë nuk do shumë mend, pasi Franca, Brazili dhe Argjentina përbëjnë trinomin e paparashikueshëm”, u shpreh Musiala.

19-vjeçari nuk ngurroi të shfaqte hapur edhe aspiratat mbi çmimin më të lakuar në aspektin individual, “Topi i Artë”: “Çmimi në fjalë ka qenë ëndrra ime në fëmijëri dhe vazhdoj t’i qëndroj ende.

Është kurorëzimi i një pune kolosale në ço front. Të shpresojmë sa më shpejt që kjo ëndërr të kthehet në realitet”, tha Musiala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat