Tifozët e Evertonit të tërbuar nga humbja

Futboll

Tifozët e Evertonit të tërbuar nga humbja

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:01
Tifozët e Evertonit

Futbollisti i Evertonit, Alex Iwobi, duhet të jetë ndier keq në përfundim të sfidës me Bournemouthin (Toffees u mundën thellë 3-0 me golat e Marcus Tavernier, Kieffer Moore dhe Jaidon Anthony), teksa pa fanellën e tij t’i kthehej mbrapsht nga tifozët.

Fansat e “Toffees”, të zhgënjyer nga rezultatet e ndeshjeve të fundit, reaguan plot zhgënjim kur lojtarët e Evertonit shkuan për t’i duatrikitur për mbështetjen që u kishin dhënë.

Nga videoja e mëposhtme dallohet qartë një fanellë që fluturon në ajër, të cilën tifozët nuk pranuan ta merrnin nga Alex Iwobi.

Reagimi i fansave të Evertonin ishte i pahijshëm, madje u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur një përplasje ndoshta edhe fizike me lojtarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat