Arsenali kërkon vetëm fitore kundër Wolverhampton, ja formacionet zyrtare

Futboll

Arsenali kërkon vetëm fitore kundër Wolverhampton, ja formacionet zyrtare

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Premier Ligës angleze

Me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze, ku skuadra e Wolverhampton e pret në shtëpi liderin e tabelës, Arsenalin.

Arsenali do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Wolves, fitore kjo e cila do ta thellonte në pesë pikë diferencën me vendin e dytë, Manchester Cityn.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Arsenali e mposhti Chelsean si mysafirë me rezultat minimal 1:0, kurse Wolves pësoi humbje 3:2 nga Brightoni.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 34 pikëve, 24 sosh më shumë se Wolverhamptoni që renditet në vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Wolves nuk do të paraqiten Chiquinho, Costa, Jimenez, Kalajdzic dhe Neto, kurse te Arsenali mungojnë Smith-Rowe dhe Tomiyasu.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Wolverhampton (5-3-2): Sa; Collins, Semedo, Kilman, Toti, Bueno; Traore, Neves, Moutinho; Guedes, Adama Traore

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Magalhaes, Saliba, Zinchenko; Partey, Odegaard, Xhaka; Saka, Jesus, Martinelli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat