Allegri flet edhe për ndeshjen Shqipëri - Itali

Futboll

Allegri flet edhe për ndeshjen Shqipëri - Itali

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 20:07
Allegri

Juventusi luan nesër ndaj Lacios ndeshjen e fundit të kësaj pjese të parë të sezonit para ndalesës për Botërorin. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme e cila mund të ngjitë bardhezinjtë në vendin e dytë në renditje dhe mund t’i japë fund fjalës “krizë” që u dëgjua shumë shpesh në javët e kaluara te ky klub.

Por nuk do të jetë një sfidë e thjeshtë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një duel pak ditë para fillimit të Botërorit apo para grumbullimit me kombëtaren të disa lojtarëve italiane, të cilët do të luajnë të mërkurën në Tiranë ndaj Shqipërisë.

“Nesër do të shoh nëse Lokateli do të jetë në dispozicion, ashtu si edhe Kuadrado. Pasi ta mësoj këtë, do të bëj zgjedhjet e mia. Di Maria? Nuk është çështje Botërori. Herën e kaluar luajti gjysmë ore dhe bëri mirë. Duhet të vendos nëse dua të luajë një pjesë loje apo ta aktivizoj nga fillimi.

Është e qartë se kur hyn në fushë, rrit nivelin e ekipit, nesër është ndeshja e fundit, do të jetë e vështirë pasi është si e para në kampionat duke parë se pastaj do të ketë një ndalesë të gjatë. Një ndeshje padyshim e rrezikshme nëse sheh cilësitë e Lacios.

A janë grumbulluar Kieza dhe Vlahoviç? Vlahoviç jo, nuk ia mban, nuk është mirë. ai mbetet jashtë. Kieza nesër do të jetë në dispozicion. Në përgjithësi, ndoshta që në stërvitjen e parë me kombëtaren një lojtar ndalet dhe humb Botërorin gjithsesi. Vlahoviç ka bërë pjesë të stërvitjes si dje, ashtu edhe sot, nuk është i qetë. Është normale që një lojtar duhet të ndjehet në maksimum, duhet të ndihmojë ekipin. Në këto momente, nuk është në kushtet fizike optimale.

I çuditur nga zgjedhjet e Mançinit me Mireti, Faxholi dhe Kieza? Ai bën thirrjet që i duken të drejta. Jam i kënaqur, dy djem të sektorit të të rinjve të Juventusit kanë mbërritur në kombëtare. Pastaj hera e parë., kur grumbullohesh, mendoj kështu pasi unë nuk kam qenë kurrë, është e vështirë. Do të ketë kohë për të rikuperuar energji”, theksoi trajneri i Juventusit para gazetarëve në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat