Odegaard - shënues i dyfishtë, Arsenali fiton

Futboll

Odegaard - shënues i dyfishtë, Arsenali fiton

Nga: K. G. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 22:46
Pamje nga ndeshja

Futbollisti norvegjez, Martin Odegaard, është shënues i dyfishtë dhe kreator i fitores së Arsenalit me rezultat 2:0 ndaj Wolves-it.

Mysafirët importuan tre pikë të rëndësishme dhe thellojnë epërsinë në krye të Premier League.

Odegaard ka realizuar në minutën e 55-të e të 75-tën.

Granit Xhaka në minutën e 16-të u detyrua të largohet nga loja, por ende nuk dihet për ndonjë lëndim apo ndonjë telashe tjetër.

Arsenali kryeson me 37 pikë, ka pesë më shumë se Manchester City në vend të dytë dhe Wolves renditet në fund të tabelës me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat