Derbi i dy Bashkimëve në Butel

Futboll

Derbi i dy Bashkimëve në Butel

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:30
Derbi i dy Bashkimëve në Butel

Liga e Tretë – Veri në Maqedoninë e Veriut në futboll, vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së 12-të. Ditën e sotme na presin disa super duele, me liderin Bashkimin e Kumanovës që udhëton në Butel për t'u përballur me Bashkimin e Lubotenit, shkruan Open-TV.

Kumanovarët synojnë vazhdimin e rezulateve pozitive, ndërsa me të njëjtin objektiv e presin ndeshjen edhe vendësit që në teren të vetë janë skuadër e papërshtatshme.

Bashkimi i Kumanovës është i pari në renditje me 30 pikë, kurse lubotenasit në vendin e pestë me 19 pikë.

Një sfidë e nxehtë e kësaj xhiro zhvillohet në Konjare të mesme të Shkupit, ku BvK e pret Kadinon.

Dy ekipet kanë krijuar një rivalitet të madh dhe për këtë arsye pritet një përballje tejet interesante.

BVK është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Kadino e katërta me 19 pikë.

Të gjitha duelet e ditë së sotme në Ligën e Tretë –Veri fillojnë nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat