Laporta: Goditje e rëndë! Të fitojmë titullin

Futboll

Laporta: Goditje e rëndë! Të fitojmë titullin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:09
Laporta

Joan Laporta e ka akoma të vështirë ta besojë se djemtë e Xavit do e ndjekin nga shtëpia pjesën më të bukur të Champions League, që fillon në shkurt me duelet e raundit të 1/8-ve. Eliminimi nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, vazhdon t’i dhembë presidentit të klubit katalanas.

“Ishte një goditje e rëndë, akoma na dhemb eliminimi, por objektivi ynë është fitimi i La Liga-s. Skuadra tregoi ndaj Osasunës se ka një dëshirë të madhe për të fituar kampionatin.

Shpresoj të vazhdojmë kështu. I kemi të gjithë kartat në rregull, mund të luftojmë deri në fund për të fituar titullin”, deklaroi Laporta në një prononcim për Sport.es

Barça kryeson kampionatin spanjoll. Skuadra e Xavit ka grumbulluar 37 pikë pas javës së 14-të, dy më shumë se kampionët në fuqi dhe rivalët e Realit të Madridit. Trofeu i titullit mungon në “Camp Nou” prej vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat