Gjimshiti dhe Asllani në stol

Futboll

Gjimshiti dhe Asllani në stol

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Gjimshiti dhe Asllani në stol

Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Gewiss”, sfida Atalanta-Inter, e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A italiane.

Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, teksa nënkampionët e Italisë duan fitoren e dytë radhazi në kampionat për tu ngjitur në renditje dhe për ta mbyllur sa më mirë këtë vit kalendarik 2022, ndërsa bergamaskët synojnë triumfin pas dy humbjeve radhazi.

Vlen të theksohet se si mbrojtësi dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Kristjan Asllani do ta nisin nga pankina këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE –

ATALANTA – (3-4-1-2): Muso; Toloi, Demiral, Skalvini; Hatebur, Ederson, Kompeiners, Mahjle; Pasaliç; Lukman, Zapata. Trajner: Xhanpiero Gasperini.

INTER – (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mikitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Xheko. Trajner: Simone Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat