Enrique largohet nga Spanja: refuzon Juventusin

Futboll

Enrique largohet nga Spanja: refuzon Juventusin

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:07
Enrique

Botërori është shumë afër dhe mes kombëtareve që synojnë fitoren e Kupës më të kërkuar është edhe Spanja. Me Luis Enrique “Roja” na ka mësuar me një lojë të madhe, aq sa ka qenë ekipi që ka vënë më shumë në vështirësi Italinë në Euro 2022, por pas Katarit mund të vijë lamtumira.

Ish-trajneri i Barcelona-s dhe Roma-s nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me të ardhmen e tij dhe në lidhje me atë që mund të ndodhë pas Botërorit. Për Luis Enrique mund të jetë aventura e fundit në drejtim të kombëtares spanjolle, më pas mund të vijë një kthim në stolin e një klubi.

Në javët e fundit ka pasur zëra për një interesim të Juventusi-t dhe në një intervistë të dhënë për  Mundo Deportivo, Jordi Alba e cilësoi Luis Enriquen si “trajnerin më të mirë në botë”.

Një titull që ai e fitoi në fushë duke fituar gjithçka me Barcelona-n dhe gjithashtu duke i dhënë një strukturë shumë të fortë Spanjës. Sipas asaj që u raportua në ‘todofichajes.net’, nëse ai do të largohej nga posti i trajnerit të Spanjës në fund të Kupës së Botës në Katar, dy skuadra do të ishin gati për t’i bërë një ofertë Luis Enrique: Atletico Madrid dhe Manchester United.

Colchoneros po kalojnë momentin më të vështirë të aventurës së Diego Simeone-s në stol, cikli i të cilit mund të ketë marrë fund. Nga ana tjetër Djajtë e Kuq po luftojnë për t’u përshtatur me parimet e Erik ten Hag dhe po mendojnë të ndryshojnë sërish drejtimin teknik.

Luis Enrique do të ishte përgjigja për dominimin e Manchester City-t. Nuk ka Juventus, pra, për trajnerin iberik: shumë tifozë të Juventus-it ëndërrojnë për një trajner me karakteristikat e tij, por konkurrenca nga klubet e mëdha europiane mund ta komplikojë këtë skenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat