Guardiola: Gabuam

Futboll

Guardiola: Gabuam

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Guardiola: Gabuam

Manchester City pësoi një humbje befasuese (1-2) përballë Brentfordit në “Etihad Stadium”. Ivan Toney realizoi dy herë për skuadrën mike, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm përballë kampionëve në fuqi të Anglisë.

Kjo ishte disfata e dytë sezonale për Cityzens, të cilët gjenden pesë pikë larg Arsenalit kryesues. Pep Guardiola e pranon se Brentfordi e meritoi fitoren, teksa nuk mungoi një thumbim për lojtarët e tij, të cilët dështuan aty ku ishin përgatitur më mirë.

“Ndeshjen e fitoi skuadra më e mirë. E nisëm keq, gabuam duke mos marrë masa ndaj topave të gjatë, një nga armët e tyre më të forta. Në zbresim gjithmonë në fushë për të fituar, por Brentfordi u mbrojt shumë mirë.

Na mungoi dinamizmi, sepse ishim të fokusuar te topat e gjatë të tyre, por gjithsesi nuk ia dolëm t’i fitonim duelet ajrore. E pranoj, ndeshja ishte shumë e vështirë, shumë e komplikuar për ne”, deklaroi Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat