Josa tregon si shkoi Vllaznia - Tirana

Futboll

Josa tregon si shkoi Vllaznia - Tirana

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Josa tregon si shkoi Vllaznia - Tirana

Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 12 të Superiores. E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ndeshje u mbyll në barazimin pa gola. Rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk konkretizoi. Në pjesën e parë ishin shkodranët më të rrezikshëm, ndërsa në të dytën ishte Tirana që i shkoi më afër golit.

Nga krahu tjetër ekipi i Duros vazhdon me rezultate fantastike. Këtë herë Egnatia mund Laçin 2-0, me kurbinasit që vinin nga një formë e mirë. Vendasit dominuan në krijimin e rasteve dhe duheshin 64 minuta që Agbekpornu të realizonte me kokë. Në minutën e fundit mendoi Fernando që të ngrinte të gjithë stadiumin në këmbë për 2-0.

Emocione kishte edhe takimi mes Kastriotit dhe Kukësit. Ekipi i Celës kaloi në avantazh vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Santiago Selmanin. Kur pritej që ndeshja të mbyllej 1-0, mendoi Stojanovic i Kastriotit me autogolin e tij për t’i dhënë sfidës rezultatin përfundimtar, 1-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Mirel Josa: “Kishim një Tiranë që ishte në krye të Superiores. Ne mund të pësonim dhe të shënonim.

Rregulluam pak ekuilibrat e lojës në pjesën e dytë. Duke parë lojtarët që ka Tirana dhe mënyrën sesi po luanim ne, duhej që të kishim ekuilibrat. Xhixha nuk po shkonte që të ndiqte Gurishtën, po rrinte gati për të na kapur në kundërsulm. Prandaj në pjesën e dytë i rregulluam këto gabime.

Jam i kënaqur me ritmin që kishte loja. A jemi për titull kampion? Dua që ekipi të rritet, kjo është e rëndësishme.

Është herët për të folur. Po të rrinim mbrapa, do ta pësonim gol në një moment kundër Tiranës. Me rëndësi që nuk humbëm dhe tentuam për të fituar. Nuk mund të fitojmë në çdo ndeshje, dinë të luajnë futboll edhe të tjerët. Nuk e kemi atë potencial për ta kërkuar një gjë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat