Çela: Futëm lojtarë vetëm për atë goditje këndi

Futboll

Çela: Futëm lojtarë vetëm për atë goditje këndi

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:09
Çela: Futëm lojtarë vetëm për atë goditje këndi

Kastrioti u ndal në një barazim 1-1 në fund me Kukësin në Kamëz, në sfidën e javës së 12-ë të superiores. Pas sfidës, trajner i krutanëve, Emiljano Çelam, u shpreh disi i zhgënjyer për mënyrën se si edhi goli nga verilindorët në momentet e fundit të sfidës, duke i mohuar fitoren.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të pranojmë rezultatin. Nuk kam çfarë them vetëm se të përgëzoj ekipin. Ishte çdo gjë brenda atyre që kemi punuar gjatë javës. Nëse kundërshtari na rrezikoi, e bëri vetëm nga gabimet tona. Ishte çështje fati. Erdhi pikërisht në një moment pakujdesie. Kemi pasur probleme me lojtarët. Disa lojtarë të rëndësishëm janë të dëmtuar. Nuk kemi alternativa dhe për t’i zëvendësuar ne kalojmë në aventura. Duhet të gëzohemi që kemi ardhur në këto nivele. Duhet të gëzohemi që një barazim me Kukësin e përjetojmë si humbje.

Unë sapo thash që futëm lojtarët më shtatlartë që kishim. Gabrielin e kishim bërë zëvendësim kokë më kokë me Santiagon. Kishim futur lojtarët më të gjatë për atë korne. Ishte thjeshtë një pakujdesi dhe patjetër një çështje fati. Me Santiagon jam shumë i kënaqur. E kemi përkrahur që vjet. Punuam me Santiagon si lojtar i parë, por pati një dëmtim. Të bësh një repart i vetëm është diçka shumë e madhe. Është një djalë po vazhdoi kështu do të ketë një të ardhme shumë të mirë.

Kemi punuar shumë nga ana psikologjike, për qëllimin e ndeshjes, për paraqitjen e kundërshtari. U munduam t’i bënim një flirtim Barbosës. Kishim dhe ne sinjalet tona të presingut ofensiv. Jam shumë i kënaqur nga ekipi. Ishte çështje fati më pas. Prisja më shumë nga kundërsulmet, nga veprimet individuale për ta mbyllur ndeshjen. Alternitavat në stol i kemi larg nivelit të lojtarëve që kemi në stol.

Më vjen keq nga trajtimi, sepse duket si trajtim inferior. Jemi një nga ekipet që s’jemi mposhtur nga ekipet kryesuese. Do të doja të kisha shumë dëshirë që Kastrioti të përfaqësoheshe me disa lojtarë. Nuk i di cilët ishin kriteret që është bërë përzgjedhja dhe patjetër nuk mund të them emra”, u shpreh Çela për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat