Milani fiton në frymën e fundit

Futboll

Milani fiton në frymën e fundit

Nga: K. G. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 19:56
Milani

Milani ka fituar në frymën e fundit në "San Sioro" dhe ruan hapin në luftë për titullin e kampionit në Itali.
Milani ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Fiorentinës.

Në minutën e 2-të Leao realizoi për 1:0, megjithatë Fiorentina nuk u dorëzua dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e 28-të me golin e Barak. 

Në fund të takimit përkatësisht në minutën e 90+2, Milenkoviq, ka shënuar autogol dhe për fitoren e Milanit. 

Pas javës së 15-të në Serie A, Napoli kryeson me 41 pikë, duke lënë pas Milanin me 33, Lazion 30, Interin 29, Atalantën 27, Romën 27, Udinesen 24, Torino 21, Fiorentinën me 19 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat