​Fernandes i pakënaqur që Kupa e Botës po zhvillohet në Katar

Futboll

​Fernandes i pakënaqur që Kupa e Botës po zhvillohet në Katar

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 10:11
​Fernandes i pakënaqur që Kupa e Botës po zhvillohet në Katar

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka pohuar se nuk është aspak i lumtur për Kampionatin Botëror në Katar.

Vendi pritës është vënë nën kritika të ashpra për trajtimin jo të duhur e punëtorëve migrantë dhe qëndrimin e tij ndaj të drejtave të njeriut, ndërsa do të jetë gjithashtu Kupa e parë Botërore që nuk do të luhet në maj, qershor ose korrik.

Duke folur pas fitores 2-1 të Man United ndaj Fulhamit të dielën, Fernandes kritikoi rrethanat në të cilat po zhvillohet ky botëror.

“Ne i dimë rrethanat në të cilat do të zhvillohet kjo Kupë e Botës, atë që kanë ndodhur në javët e fundit, muajt e fundit, për njerëzit që kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve, ne nuk jemi aspak të lumtur për këtë.", tha Fernandez për “Sky Sport”.

“Nuk është koha kur duam të luajmë në Kupën e Botës. Mendoj se për të gjithë, lojtarët dhe tifozët, nuk është koha më e mirë. Fëmijët do të jenë në shkollë, njerëzit do të punojnë dhe oraret nuk do të jenë më të mirat për njerëzit për të parë lojërat.”, vijoi më tutje portugezi.

"Këto lloj gjërash mendoj se nuk duhet të ndodhin në asnjë moment. Pra një botëror është më shumë se futbolli, është një festë për tifozët, lojtarët, diçka që është kënaqësi për t'u parë dhe duhet bërë në një mënyrë më të mirë.", tha në fund mesfushori i Manchester United.

Fernandes pritet të jetë startues kur Portugalia të fillojë fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Ganës më 24 nëntor përpara se të përballet me Uruguain dhe Korenë e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat