Aston Villa po përcjell situatën e Kessies

Futboll

Aston Villa po përcjell situatën e Kessies

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:18
Franck Kessie

Franck Kessie mund të kalojë në Premier League.

Skuadra e Aston Villa, pas ardhjes së Unai Emery, thuhet se po monitoron situatën e mesfushorit të Barcelonës, Franck Kessie.

Raportime të ‘Sport’ thonë se Emery dëshiron të përforcojë mesfushën e Aston Villa dhe ylli i Bregut të Fildishtë është mes emrave të preferuar.

Mediat spanjolle thonë se Aston Villa mund të “provokojnë” situatën te Barcelona me një ofertë prej 12 milionë funteve.

Kessie ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje këtë sezon në La Liga.

Në këto shtatë paraqitje, Xavi Hernandez vendosi ta startonte Kessien vetëm dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat