Alili flet pas golit dhe barazimit në derbi

Futboll

Alili flet pas golit dhe barazimit në derbi

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:28
Alili flet pas golit dhe barazimit në derbi

Derbi mes dy Bashkimëve, atij të Lubotenit dhe të Kumanovës, në stadiumin e Butelit, përfundoi me barazim 1-1, shkruan Open-TV.

Kjo përballje arsyetoi pritjet, ndërsa me këtë vlerësim pajtohet edhe mbrojtësi stabil i kumanovarëve, Alajdin Alili.

“Po e vërtetë, ishtë një ndeshje derbi, e cila u zhvillua në terren të vështirë për lojë. Jam i kënaqur me golin e bukur dhe barazimin. Të them të drejtën ata na shënuan gol nga një goditje e vetme në portë, por kështu e ka futbolli. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja e ardhshme në fushën tonë”, deklaroi 21 vjecari Alajdin Alili.

Deri në fund të sezonit vjeshtor kanë mbetur të luhen edhe tre ndeshje. Në këtë javë në Kumanovë vjen Fortuna nga Hasanbegu, por Alili i pret me optimizëm të trija ndeshjet.

“Po, na duhet që patjeter të fitojmë në tre ndeshjet. Duhet të japim maksimumin i gjithë ekipi dhe t’ia dalim që të shënojmë tre fitore duke nisur nga kjo javë që vjen kundër Fortunës nga Haanbegu, pastaj edhe me Maxharin po në Kumanovë dhe Aerodrimin si mysafirë”, përfundoi mbrojtësi Alajdin Alili.

Bashkimi është lider në Ligën e Tretë-Veri me 31 pikë, 3 më shumë se BVK nga Konjare e Mesme e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat