Hyn në historinë e Kampionatit Botëror

Futboll

Hyn në historinë e Kampionatit Botëror

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Hyn në historinë e Kampionatit Botëror

Juto Nagatomo është në vitet fundit të karrierës së tij, por mbrojtësi i njohur japonez, i cili kulmin e karrierës e kishte kur vishte fanellën e Interit, po bëhet gati që nga një ikonë e futbollit aziatik, të kthehet në një legjendë të mirëfilltë për përfaqësuesen e vendit të tij.

Tashmë në moshën 36-vjeçare dhe pjesë e Tokio FC, Nagatomo po bëhet gati që të luajë Botërorin e tij të katërt. Një moment historik për të pasi do të jetë hera e parë që një futbollist japonez, pa përfshirë portierët, do të jetë pjesë e katër edicioneve të Kupës së Botës.

Një arritje e shkëlqyer për futbollistin i cili ka bërë emër në Europë si pak bashkëkombës të tij teksa përtej Interit ka luajtur me ekipe të tjera të njohura në këtë kontinent si Olimpik Marseja apo Gallatasaraj.

Ai pritet të jetë titullar në Kupën e Botës duke shtuar numrin e ndeshjeve që ka luajtur me përfaqësuesen e vendit të tij, të cilat për momentin janë 137.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat