Granit Xhaka e fiton përsëri çmimin, ja kë e mposht në Angli

Futboll

Granit Xhaka e fiton përsëri çmimin, ja kë e mposht në Angli

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:55
Granit Xhaka

Për të dytin muaj radhazi, Granit Xhaka e ka fituar çmimin e më të mirit te Arsenali.

Mesfushori nga Kosova mori çmimin “Lojtari i Muajit” për muajin tetor te skuadra londinez.

Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, 30-vjeçari mposhti Thomas Parteyn dhe Bukayo Sakan.

Për këtë çmimin vendosin votat e tifozëve të klubit të Arsenalit.

Granit Xhaka mori 42% të votave, Partey 35% dhe Saka 13%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat