Allegri, trajneri më i mirë për muajin nëntor në Serie A

Futboll

Allegri, trajneri më i mirë për muajin nëntor në Serie A

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Allegri

Çmimin “Trajneri i Muajit” për muajin nëntor e ka fituar Massimiliano Allegri.

Ky çmim do t’i dorëzohet atij më 7 janar 2023, para ndeshjes që Juventusi do ta luajë në shtëpi kundër Udineses.

Fituesi, në këtë rast Allegri, u caktua nga një juri prej drejtorëve të mediave sportive, të cilët vlerësuan çdo trajner në bazë të kritereve teknike, sportive dhe cilësisë së lojës së ekipeve të tyre, si dhe sjelljes/fair-play-it të tyre gjatë ndeshjeve.

“Massimiliano Allegri po dëshmon edhe një herë se ai është një trajner i madh, solid dhe pragmatik, i aftë për të lexuar situatat e lojës në mënyrën më të mirë të tyre dhe për të gjetur ekuilibrin dhe zgjidhjet taktike që janë optimale për paraqitjet e ekipeve të tij ”, tha i pari i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

Muaji nëntor i Juventusit ishte i shkëlqyeshëm, me tri fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara; kundër Interit, Hellas Veronas dhe Lazios.

“Zonja e Vjetër” nuk pësoi gol në asnjërën prej këtyre ndeshjeve.

Juventusi u ngjit gjithashtu në pozitën e tretë me 31 pikë, tri më pak se Milani dhe dhjetë më pak se lideri, Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat