Agjenti i Di Lorenzos i konfirmon bisedimet me Napolin për rinovim të kontratës

Futboll

Agjenti i Di Lorenzos i konfirmon bisedimet me Napolin për rinovim të kontratës

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:27
Mariu Giuffredi

Mariu Giuffredi, agjenti i Giovanni Di Lorenzos e ka konfirmuar se bisedimet për të rinovuar kontratën me Napolin po shkojnë shumë mirë.

29 vjeçari italian, i cili është mbrojtës i krahut të djathtë, u bë kapiten i Napolit këtë verë nga trajneri Luciano Spalletti.

Ky vendim i është shpaguar Spallettit pasi që Di Lorenzo këtë sezon ka qenë një lider i rëndësishëm për Napolin në fushë, ku edhe ka luajtur thuajse çdo minutë të mundshme në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Duke folur në një intervistë për “Radio Marte”, Giuffredi fillimisht e konfirmoi se bisedimet po vazhdojnë për të rinovuar kontratën e Di Lorenzos me Napolin.

“Po, është afër, ne kemi filluar të flasim për këtë dhe do të përpiqemi ta mbyllim përpara se të kthehet në fushë”, tha Giuffredi.

Ai më pas komentoi kohëzgjatjen e marrëveshjes së re të Di Lorenzos me Napolin.

“Nuk kemi folur ende për këtë, mund të jetë edhe për gjithë jetën, sepse rinovimi nuk është futbolli, por i përgjithshëm, i shpërblyer nga klubi që dëshiron ta bëjë atë simbolin e tij, njeh meritat e personit para lojtarit”, shtoi më tej agjenti i Di Lorenzos.

Giovanni Di Lorenzo, i cili iu bashkua Napolit nga Empoli në verën e vitit 2019, ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke grumbulluar një total prej 1,869 minutave lojë, si dhe duke regjistruar një gol dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat