Nkunku lëndohet dhe s`do të jetë pjesë e Francës për Botëror

Futboll

Nkunku lëndohet dhe s`do të jetë pjesë e Francës për Botëror

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 23:40
Christopher Nkunku

Christopher Nkunku nuk do të mund të luaj në Kupën e Botës pasi mori një dëmtim në stërvitje, pasi është përplasur me mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Kombëtarja franceze ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Leipzig. “I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku nuk mund të jetë pjesë e grupit në Kupën e Botës.

I gjithë grupi ndan keqardhjen me Christopher dhe i uron atij shërim të shpejtë", ka qenë reagimi. 

Kjo është në një tjetër goditje për Francën dhe synimin e saj për të ruajtur titullin kampion, pasiqë paraprakisht ata kanë mbetur edhe pa N'Golo Kante, Paul Pogba dhe Presnel Kimpembe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat