Rrëfimi emocionues i Ronaldos

Futboll

Rrëfimi emocionues i Ronaldos

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Rrëfimi emocionues i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka rrëfyer momentin e vështirë që ka përjetuar, pasi vdiq në lindje njëri nga binjakët që priste bashkë me Georgina Rodriguezin.

Georgina kishte lindur më 18 prill të këtij viti. Vajza Bella lindi e shëndetshme, por jo edhe vëllai i saj.

Në intervistën e tij të fundit për Piers Morgan, Ronaldo foli rreth këtij rasti – teksa nuk ia doli dot të mbante lotët.

 “Gio mbërriti në shtëpi dhe fëmijët fillojnë të thonë se ku është fëmija tjetër, ku është fëmija tjetër?”

Dhe ai zbuloi se si qau me më të madhin e tij, Cristiano Jr , 12 vjeç, teksa ia jepte lajmin në dhomën e tij të gjumit.

Por, fëmijëve të tij më të vegjël, Eva dhe Mateo, pesë vjeç dhe Alana Martina, katër, iu deshën më shumë kohë për të përpunuar lajmin

“Të tjerët në fillim, rreth tryezës, fëmijët fillojnë të thonë ‘Mami ku është foshnja tjetër’ dhe pas një jave them le të jemi përpara dhe le të jemi të sinqertë me fëmijët, le të themi se, Angel, që është emri i tij, ai shkon në parajsë”, tha Ronaldo.

Gjashtë muaj më vonë, 37-vjeçari tregoi gjithashtu se si Angel mbetet pjesë e përditshmërisë së tyre. 

“Fëmijët e kuptojnë, ne kishim britma rreth tavolinës dhe ata thonë ‘Babi e bëra këtë për Angelin’ dhe tregojnë drejt qiellit. Gjë që më pëlqen më shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk do të gënjej fëmijët e mi, them të vërtetën, që ishte një proces i vështirë”, shtoi sulmuesi i Manchester Unitedi.

Ndërsa familja vajtonte humbjen e tyre, Ronaldo tha se kjo e afroi atë me fëmijët e tij dhe Georginan.

“Në një farë mënyre u bëra më shumë baba, më miqësor me ta; ata bëhen më të afërt me babin e tyre dhe mua me Georginën gjithashtu. Në rastin tim ishte më mirë. U miqësova më shumë me Gion. Ndjej më shumë dashuri për të dhe për fëmijët e mi dhe filloj ta shoh jetën me një këndvështrim tjetër. Ishin momentet më të vështira në gjashtë muajt e fundit, që kur më vdiq babai”, shtoi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Sulmuesi portugez zbuloi se mban hirin e djalit të tij afër, pasi kishte krijuar një “kishë” në bodrum, ku ndodhen edhe eshtrat e babait të tij Jose Dinis Aveiro, i cili vdiq në vitin 2005.

“Hiri i tij është me mua, si babi im, ata janë këtu në shtëpi. Është diçka që dua ta mbaj për pjesën tjetër të jetës sime dhe jo ta hedh në oqean apo në det. Unë mbaj me vete. Ata janë pranë babait tim. Unë kam një kishë të vogël poshtë dhe mbaj babin dhe djalin tim atje”, tha “CR7”.

Kur u pyet nga Piers nëse ai flet me ta, Ronaldo i emocionuar tha: “Po, po… gjithë kohën dhe ata janë në anën time. Ti e di se ata më ndihmojnë të jem një burrë më i mirë, për të qenë një person më i mirë, për të qenë një baba më i mirë. Dhe është diçka për të cilën jam vërtet krenar… mesazhi që më dërgojnë, veçanërisht djali im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat