Futsal Club Arben Bajrami shënoi fitore të re, e shtatë radhazi!

Futboll

Futsal Club Arben Bajrami shënoi fitore të re, e shtatë radhazi!

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Futsal Club Arben Bajrami

Në sallën sportive “Jasmin” në Kavadar, u luajt ndeshja e jvës së 7-të në Ligën e parë në futsall mes Crna Reka dhe Futsal Club Arben Bajrami, shkruan Open-TV.

Fitorja u takoi mysafirëve nga Çairi me rezultat 3-6.
Golat i shënuan: Neziri (4), ndëra nga një gol e shënuan: Ismaili dhe Berat Ramadani.

Kjo ishte fitorja e shtatë e ekipit të trajnerit Gazmend Hiseni në po aq ndeshje.

Ata kryesojnë tabelën me 21 pikë.

Në javën e ardhshme, Futsal Club Arben Bajrami e pret Futsal Karadakun nga Likova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat