Gati një super ofertë për Mbappe

Futboll

Gati një super ofertë për Mbappe

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:34
Gati një super ofertë për Mbappe

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo janë në hapin e lamtumirës. Intervista me gazetarin anglez Piers Morgan shënoi një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes CR7 dhe “Djajve të Kuq”.

Sipas raportimeve nga “Mirror”, drejtuesit e klubit kanë identifikuar tashmë emrin për të zëvendësuar portugezin: askush tjetër përveç Mbappe.

Mediat britanike janë të bindura se divorci do të jetë i pashmangshëm që në janar dhe se Djajtë e Kuq janë gati të vënë në pjatë 150 milionë stërlina për të larguar sulmuesin francez nga Parisi.

Një hipotezë shumë sugjestive, pothuajse si një merkato fantazi, nëse marrim parasysh se kampioni i PSG-së u frenua me forcë, ose më mirë me miliona, kur kalimi i tij te Real Madridi dukej i sigurt dhe nuk është e qartë pse parisienët duhet të privojnë veten nga njeriu i tyre simbol.

Sigurisht, United ka forcë ekonomike për të tentuar sulmin ndaj francezëve gjatë afatit kalimtar të ardhshëm që do të hapet pas Kupës së Botës në Katar.

Alternativa përfaqësohet nga Victor Osimhen, një emër i nxehtë që pëlqehet nga të gjitha klubet më të rëndësishme evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat