Bale: Jam në formë, për Uellsin bëj çdo sakrificë

Futboll

Bale: Jam në formë, për Uellsin bëj çdo sakrificë

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 16:29
Bale

Uellsi siguroi kualifikimin në Katar 2022 pas fazës “play-off”. Kombëtarja britanike rikthehet të marrë pjesë në një Kupë Botes pas 64 vitesh, teksa shorti e vendosi në grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Iranin.

Goleadori dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale ka folur rreth kompeticionit më të rëndësishëm për futbollistët. 33-vjeçari u shpall kampion në MLS me Los Angeles FC në ditët e para të nëntorit, ndërkohë që qetëson tifozët në lidhje me gjendjen e tij fizike.

“Forma ime nuk është aspak problem. Ndihem në gjendje të mirë dhe jam gati për Uellsin. Nëse do të jetë e nevojshme të luaj tri ndeshje nga 90 minuta, unë do të jem gati, do t’i luaj të plota. Kalendari i pazakontë ka ndikuar më shumë në aspektin mental.

Arrij ta imagjinoj vështirësinë e të gjithëve në 3-4 javët e fundit, sidomos kur dëgjon historitë e dëmtimeve të disave prej tyre, të cilët humbën në momentet e fundit pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Jemi lutur që të mos kishim lëndime për të mos humbur një mundësi kaq të rëndësishme”, deklaroi Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat