Arrestohen ultrasit e Feyenoordit

Futboll

Arrestohen ultrasit e Feyenoordit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:24
Arrestohen ultrasit e Feyenoordit

Një ngjarje aspak e këndshme u regjistrua gjatë miqësores së verës mes Feyenoordit dhe Lyonit. Dy skuadrat u përballën mes tyre më 24 korrik në “De Kuip”, përballje që u fitua 0-2 nga francezët.

Shtatë tifozë të Feyenoordit, të cilët janë ndër më të zjarrtët dhe problematikë në Holandë, sulmuan dhe keqtrajtuan një tjetër tifoz të Feyenoodit. Ky i fundit ishte vetëm 21 vjeç, në stadium kishte ardhur me vëllanë e tij 16-vjeçar dhe “mëkati” i vetëm që kishte bërë ishte që kishte veshur një palë tuta me stemën e Groningenit.

Shtatë ultrasit e tërbuar, sulmuan, rrahën dhe shtynë 21-vjeçarin, të cilin arritën ta hidhnin nga shkallët, ndërkohë që njëri prej tyre i mori pantallonat më parë.

Skenat e zhvilluara terrorizuan edhe vëllanë e vogël adoleshent, ndërkohë që ofendimet dhe poshtërimi nuk mungoi as pas përfundimit të takimit.

Pas një kohe të gjatë hetimesh, policia e Roterdamit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shtatë ultrasit e Feyenoordit, veprimi i të cilëve u prit keq dhe u kontenstua gjatë nga tifozë të tjerë të skuadrës që në maj u përball me Romën në “Air Albania” në finalen e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat