Argjentina fiton thellë ndaj Emiratave të Bashkuara Arabe

Futboll

Argjentina fiton thellë ndaj Emiratave të Bashkuara Arabe

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:39
Argjentina

Argjentina është gati për Kupën e Botës në Katar teksa edhe në testin e fundit miqësor, të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni shkëlqyen pasi mposhtën me shifrat 0:5, Emiratet e Bashkuara Arabe. Në ndeshjen e zhvilluar në Abu Dhabi nuk pati histori dhe “Albicelestet” dominuan ndërsa në formë të shkëlqyer u shfaq Angel Di Maria.

Lojtari i Juventus në Serie A shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër për Lionel Messin teksa kombëtarja amerikano-latine shënoi katër gola në fraksionin e parë.

Në pjesën e dytë, Argjentina mendoi për të ruajtur yjet dhe trajneri Scaloni bëri zëvendësime të shumta ndërsa në minutën e 60-të Joaquin Corrrea realizoi edhe golin e pestë për të vulosur triumfin 0:5.

Tashmë, vëmendja e Argjentinës spostohet te Kupa e Botës në Katar teksa Lionel Messi me shokë janë shortuar në Grupin C së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë. Argjentina debuton në Botëror më datë 22 nëntor në sfidën ndaj Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat