Barcelona apelon vendimin për suspendimin e Lewandowskit

Futboll

Barcelona apelon vendimin për suspendimin e Lewandowskit

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Lewandowski

Barcelona do të apelojë vendimin për suspendimin e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak u suspendua me tri ndeshje mos-lojë, shkaku i kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit, kundër Osasunas.

Lewandowski u dënua me një ndeshje shkaku i përjashtimit, si dhe me dy të tjera për mosrespektim të gjyqtarit.

Pas kësaj, klubi i Barcelonës ka njoftuar se do të apelojë këtë vendim të Komisionit Disiplinor.

Kujtojmë se nëse vendimi nuk ndryshon, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat