Kombëtarja Shpresa shkëlqen në miqësore

Futboll

Kombëtarja Shpresa shkëlqen në miqësore

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:20
Kombëtarja Shpresa shkëlqen në miqësore

Shqipëria U-21 e drejtuar nga Alban Bushi triumfoi me rezultatin 3-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj San Marinos U-21.

Vlen të theksohet se të 3 golat u realizuan në pjesën e parë, teksa trajneri kuqezi mori përgjigjen e duhur nga futbollistët e grumbulluar rishtat në ekipin kombëtar të 21-vjeçarëve.

Një autogol i futbollistëve nga San Marino në minutën e 21-të, hapi serinë e golave, teksa në minutën e 36-të, Pajaziti, talenti shqiptar që është pjesë e Fulhemit , dyfishoi shifrat. Për të çuar shifrat në 3-0 mendoi talenti i Vllaznisë, Smajlaj në minutën e 39-të.

Sa i përket pjesës së dytë, Shqipëria pati rastet e saj, por pa mundur të finalizojë, duke u mjaftuar kështu me rezultatin 3-0, teksa trajneri Bushi bëri ndryshime të shumta, duke iu besuar thuajse të gjithë lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat