Grifo: Abrashin e kam mik dhe m’u bë qejfi që e takova

Futboll

Grifo: Abrashin e kam mik dhe m’u bë qejfi që e takova

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 23:11
Italia

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfunduar me rezultatin 1-3, për SuperSport foli edhe sulmuesi i Freiburg, Grifo. Lojtari që i shënoi dy gola kuqezinjve theksoi se kuqezinjtë janë një skuadër e madhe ndërsa shtoi se iu bë qejfi që takoi Abrashin me të cilin ka luajtur te Freiburg.

Takimi me Abrashin- “Kemi luajtur te Freiburg, jemi në kontakt është kënaqësi të luaj kundër tij.

Ai tashmë është në Zvicër, por m’u bë qejfi që e pashë. Shqipëria ka një skuadër të madhe dhe nuk ishte e lehtë të gjeje hapësira, shkuam në disavantazh por më pas u zgjuam.

Konkurrenca? Në kombëtare ka gjithnjë konkurrencë, lojtarë si Bonuçi dhe Verrati janë të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që jam me pjesën tjetër të skuadrës dhes shpresoj që të vazhdoj të shënoj gola”, u shpreh Grifo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat