Scaloni tremb lojtarët

Futboll

Scaloni tremb lojtarët

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Scaloni tremb lojtarët

Argjentina fitoi 5-0 miqësoren e luajtur në Abu Dabi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Skuadra e Lionel Scalonit realizoi katër gola në pjesën e parë (Alvarez, Di Maria 2x, Messi), teksa në fraksionin e dytë të takimit pati festë edhe për interistin Correa.

Trajneri i kombëtares albiceleste, që cilësohet si një nga skuadrat favorite në Katar 2022, dha një mesazh të fortë për lojtarët në prononcimin pas ndeshjes, duke deklaruar se lista mund të pësojë ndryshime në ditët e fundit.

“Romero, Dybala, Nico Gonzalez dhe Papu Gomez nuk ishin në maksimumin e tyre, ata nuk kanë luajtur së fundmi dhe aktivizimi i tyre ishte një masë paraprake përpara Kupës së Botës. Kemi kohën e duhur në dispozicion për t’i rikuperuar.

Gjithsesi, unë dua të tregohem i sinqertë dhe nuk mund të them me bindje 100% në këto momente nëse lista do të ndryshojë ose jo. Unë nuk jam magjistar”, deklaroi trajneri i dy herë kampionëve të botës, që janë pjesë e grupit C bashkë me Meksikën, Poloninë dhe Kosta Rikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat