Neymar e sfidon Messin

Futboll

Neymar e sfidon Messin

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:51
Neymar e sfidon Messin

Braziliani Neymar nuk e ka fshehur objektivin kryesor që ta fitojë Kupën e Botës me Kombëtaren e tij.

Ylli i Paris Saint-Germainit zbulon se këtë ia ka thënë edhe shokut të skuadrës, Lionel Messi, të cilin do ta ketë rival të madh në “Katar 2022” pasi edhe ylli argjentinas synon ta fitojë Botërorin e tij të parë me “Albiceleste”.

“Botërori është ëndrra ime më e madhe. Tash e kam një tjetër mundësi dhe shpresoj që ta realizoj. Kemi qeshur me Messin rreth mundësisë që të takohemi në finale. Unë i kam thënë sedo të bëhem kampion, që do të fitoj, ndërsa kemi qeshur shumë”, deklaroi Neymar për “Telegraph”.

Futbollisti i “Seleçaos” ka folur edhe për sulmin “vrasës” të PSG-së.

“Të luaj me Messin dhe Mbappen është një kënaqësi e madhe. Janë dy lojtarë të mëdhenj, Messi konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë qe një kohë”, përfundoi Neymar.

Kampionati Botëror do të fillojë këtë të diel, më 20 nëntor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat