Xherdan Shaqiri: Nuk është rezultati që donim

Futboll

Xherdan Shaqiri: Nuk është rezultati që donim

Nga: K. Goca Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:34
Xherdan Shaqiri

Kombëtarja e Zvicrës është mposhtur me rezultat 2:0 nga Gana, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Abu Dhabi.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën titullarë.

Futbollisti Shaqiri tha mes të tjera se nuk është rezultati që donin: “Është bukur të rikthehesh në fushë.

Në këto kushte (nxehtësia) sigurisht jo aq e lehtë. Por nuk është rezultati që donim. Dje kishim një udhëtim të gjatë.

Ne po përpiqemi të bëjmë më mirë dhe të luftojmë. Ka pak gjëra për të përmirësuar. Shpresoj që skuadra të jetë gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat