I vjen keq

Futboll

I vjen keq

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:42
Virxhil van Dajk

Me shiritin e kapitenit në krah, Virxhil van Dajk do të përpiqet të udhëheqë Holandën në Botëror, me qëllimin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion dhe pse jo për ta fituar atë.

Por duke qenë se ndeshja e parë e tyre do të jetë ajo ndaj Senegalit, ku nga kundërshtarët nuk do të jetë i pranishëm Sadio Mane për shkak të dëmtimit, mbrojtësi u shpreh për ish-shokun e tij te Liverpuli.

“Më vjen shumë keq që nuk do të kem mundësinë të kem përballë Sadion, pasi do të ishte një duel i bukur dhe unë dua të kem gjithmonë përballë më të mirët.

Por para kësaj më ven më shumë keq për të që nuk do të mund të luajë, pasi e di shumë mirë çfarë përjeton në këto momente dhe sa shumë do të donte të ishte në fushë”, tha 31-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat