Shqipëria U-21 fiton thellë përballë San Marinon, shënojnë Avdiu, Pajaziti e Smajli

Futboll

Shqipëria U-21 fiton thellë përballë San Marinon, shënojnë Avdiu, Pajaziti e Smajli

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:06
Shqipëria U-21 fiton thellë përballë San Marinon, shënojnë Avdiu, Pajaziti e Smajli

Edhe Shqipëria U-21 luajti të mërkurën mbrëma një miqësore ndaj San Marinos, me skuadrën e drejtuar nga trajneri Alban Bushi që bëri një paraqitje shumë të mirë, duke fituar me rezultatin 3-0. Protagonistë me golat e tyre në këtë ndeshje ishin Avdiu, Pajaziti dhe Smajli, me të tre golat që janë shënuar që në pjesën e parë të takimit.

Këtë herë Kombëtarja U-21 vinte më shumë rinovime dhe lojtarë të rinj, të cilët në fakt kanë treguar vlera të mëdha dhe në këtë grup ka shumë elementë të talentuar që premtojnë shumë për të ardhmen.

Kuqezinjtë gjejnë avantazhin që minutën e 21-të me anë të Argel Avdiut pas një aksioni të bukur, ndërsa në minutën e 36-të është talenti Pajaziti që dyfishon rezultatin me një goditje të veçantë në hyrje të zonës, që befason mbrojtjen dhe portierin. Pikërisht mesfushori ishte një nga më të mirët në fushë dhe tregoi shumë cilësi të mira. Pa u mbyllur pjesa e parë Shqipëria U21 gjen edhe golin e tretë ne anë të Smajlit, që fiksoi shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë, trajneri Bushi bën 8 zëvendësime, duke u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të ftuar që të tregojnë vlerat e tyre. Pavarësisht se edhe në pjesën e dytë Shqipëria U21 ka shanse për të shënuar, rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe ndeshje mbyllet me fitoren 3-0 të kuqezinjve.

Sakaq, Shqipëria U21 do të luajë ndaj Mal i Zi U21 miqësoren e dytë të nëntorit më datë 20.11.2022 në stadiumin “Gradski” në Podgoricë duke nisur nga ora 13:00.

Me ekipin do të bashkohet edhe sulmuesi i Partizanit, Klevis Dragaj, i cili është ftuar nga trajneri Bushi për të qenë i gatshëm për miqësoren e dytë me malazezët, duke zëvendësuar Stiven Shpendin, i cili do të mungojë në këtë test.

San Marino U-21 – Shqipëri U-21

Shënues: 21’ Avdiu, 36’ Pajaziti, 39’ Smajli

San Marino: Terenzi; Tomassini, M. Pasolini, M. Sancisi (46’ Giambalvo); Guidi (60’ F. Pasolini), Toccaceli (73’ N. Sancisi), Dolcini (82’ Renzi), Contadini; Zannoni (82’ Sarti), Pasquinelli (73’ Gatti), Rastelli (60’ D’Addario).

Trajner: Matteo Cecchetti

Shqipëria: Simoni (46’ Demo); A. Kurti (81’ Metalia), Alivoda, Mitaj; Mjaki (62’ Hysaj), Avdiu (62’ Boci), Torraj (81’ Çaushaj), Pajaziti, Smajli (46’ R. Kurti); C. Shpendi (46’ Ismaili), S. Shpendi (62’ Sulejmani).

Trajner: Alban Bushi

Kartonë të verdhë: Rastelli, Smajli, Pajaziti, Giambalvo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat