U largua para miqësores me Armeninë, sulmuesi dardan zbulon arsyen

Futboll

U largua para miqësores me Armeninë, sulmuesi dardan zbulon arsyen

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:15
Mirlind Daku

Sulmuesi dardan, Mirlind Daku (luan me Murën në Slloveni), edhe pse ishte pjesë e listës së Giresse për ndeshjen miqësore me Armeninë, u largua nga grumbullimi duke e humbur këtë ndeshje. Arsyen e shpjegon vetë sulmuesi nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë.

24-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon me Muran në Slloveni, ku në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 14 gola e ka asistuar në një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat