Arsenali emëron drejtorin e parë sportiv në historinë e klubit

Futboll

Arsenali emëron drejtorin e parë sportiv në historinë e klubit

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Arsenali emëron drejtorin e parë sportiv në historinë e klubit

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë!

Arsenali ka emëruar ditën e sotme, drejtorin e parë sportiv në gjithë historinë 129-vjeçare të klubit, brazilianin Edu Gaspar.

44-vjeçari la dje postin e drejtorit teknik për të marrë postin e drejtorit sportiv ditën e sotme.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike “Topçinjtë” e Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Gaspar më parë ka qenë pjesë edhe e Brazilit si koordinator i ekipit, si këshilltar te përfaqësuesja e Iranit dhe drejtor te klubi brazilian i Korinthiasit.

Ndërsa si futbollist ka mbajtur veshur fanellat e Arsenalit, Valencias dhe Korinthiasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat