Fernandes mohon zërat për ftohje të raporteve me Ronaldon

Futboll

Fernandes mohon zërat për ftohje të raporteve me Ronaldon

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:59
Fernandes

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes ka mohuar zërat për raportet e ftohta me bashkëlojtarinë e tij tek Kombëtarja dhe në Manchester United, Cristiano Ronaldon.

Ditë më parë u publiku një video, ku raportet mes Fernandes dhe Ronaldos dukeshin të ftohura.

Megjithatë, Fernandes mohon një gjë të tillë. Sipas tij, tek Kombëtarja portugeze gjithçka është në rregull, dhe sipas tij, atmosfera është e mirë në taborin portugez.

“Nuk e kam lexuar intervistën, por gjithçka është në rregull. Jemi në kombëtare. Gjeja kryesorë është së jemi të përqendruar të Kupa e Botës. Cristiano ka luajtur në pesë Botëror, ai na ndihmoi të jemi këtu dhe ne të gjitha duam të japim maksimumin”, tha Fernandes.

“Ishte një shaka mes nesh dhe njerëzit nuk e dinë të vërtetën. Unë nuk kam probleme me askënd, unë bëj punën time”, ka theksuar mesfushori portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat