Gjyqtarët shqiptarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë - Ishujt Faroe

Futboll

Gjyqtarët shqiptarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë - Ishujt Faroe

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:07
Gjyqtarët shqiptarë ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë - Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma përballet me Ishjut Faroe në miqësoren e dytë të këtij muaji.

‘Dardanët’ në duel me Ishujt Faroe vijnë pas barazimit me Armeninë (2-2), të mërkurën që e lamë prapa.

Edhe miqësorja me Ishujt Faroe do t’i shërbejë trajnerit Alian Giresse të shoh nga afër potencialin e disa lojtarë të rinj.

Ndeshja Kosova – Ishujt Faroe do të drejtohet nga gjyqtarët shqiptar me kryesorin Juxhin Xhaja i ndihmuar nga Denis Rexha e Nertil Bregasi ndërsa gjyqtar i katërt është Dardan Çaka.

Miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Ishujt Faroe luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe nis në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat