Gati për të triumfuar në Katar

Futboll

Gati për të triumfuar në Katar

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:50
Gati për të triumfuar në Katar

Dy ditë përpara nisjes së Botërorit, kapiteni i Argjentinës Lionel Mesi ka përgatitur se cilat do të jenë “armët” e tij për të triumfuar në Katar. 

Gjithçka tregonte që ylli argjentinas i veshi këpucët e reja për herë të parë në ndeshjen miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, por nuk ishte kështu.

Ditën e sotme, Adidas në faqen zyrtare në Twitter ka publikuar këpucët që Mesi do të përdorë në ndeshjet që do të zhvillojë në Katar.

Adidas dhe Mesi kanë një bashkëpunim që prej vitit 2006 i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite, në atë që mund të jetë pjesëmarrja e tij e fundit në një Kupë Botërore.

Argjentina do të debutojë në Katar më 22 nëntor në ndeshjen kundër Arabisë Suedite. Argjentina është në grupin C së bashku me Poloninë, Meksikën dhe Arabinë Suedite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat