Kush janë yjet që mund ti sjellin miliona klubit?

Futboll

Kush janë yjet që mund ti sjellin miliona klubit?

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 17:28
Kush janë yjet që mund ti sjellin miliona klubit?

Partizani prej dy vitesh po punon fort për të mbledhur të rinjtë më të mirë në futbollin shqiptar dhe me disa prej lojtarëve duket se ka goditur në shenjë. Këtë vit e kanë nisur shumë mirë dhe po luftojnë dhëmb për dhëmb me Tiranën për titullin kampion.

Ky objektiv padyshim është më i rëndësishmi, por jo i vetmi për Partizanin. Klubet shqiptare, përveç synimeve për të fituar tituj, duhet të nisin edhe të rrisin lojtarë dhe të shesin, në rast se kanë në plan të jenë të pavarur financiarisht dhe të funksionojnë si biznese që qëndrojnë vetë në këmbë. Fatmirësisht, edhe pse ndoshta pak vonë, Partizani e ka kuptuar këtë dhe ka arritur të ndërtojë një skuadër të re.

Janë të paktën 6 lojtarë, që kanë firmosur kontrata afatmesme dhe afatgjata me Partizanin dhe që mund të shiten duke nisur nga vera e ardhshme, për t’i sjellë klubit të ardhura të rëndësishme.

Xhuliano Skuka është emri më i rëndësishëm, teksa pas tij vijnë Arinaldo Rrapaj, Masanga Matondo, Tedi Cara apo Andi Hadroj. Një tjetër xhevahir i nxjerrë këtë sezon është Paulo Buxhelaj, që po shkëlqen çdo ditë e më shumë.

Për Skukën, Carën dhe Rrapajn ka pasur interes që në verën e shkuar, teksa të tjerët janë vënë gjithashtu në shënjestër. Fitimi i titullit do t’ua rriste ndjeshëm çmimin të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat