Anglia nuk i përgjigjet thirrjes së FIFA-s

Futboll

Anglia nuk i përgjigjet thirrjes së FIFA-s

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 23:27
Kane

Kupa e Botës nuk ka filluar, por tashmë ka shumë polemika. Presidenti i FA angleze, Mark Bullingham, njoftoi në një intervistë për Sky Sports UK se FIFA me të gjitha gjasat do të sanksionojë britanikët sepse ata “injorojnë” urdhrin për të mos dërguar mesazhe politike gjatë turneut.

Në të vërtetë, kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin “ylber” në mbështetje të komunitetit LGTBQ+, një gjest i paautorizuar nga FIFA, pavarësisht faktit se disa ekipe kombëtare kanë vendosur ta imitojnë atë në Katar, një vend ku liria e shprehjes, përfshirë shprehjen seksuale, është shumë i kufizuar dhe çështja e të drejtave të njeriut shkakton shumë diskutime.

“Ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për ta mbajtur atë shirit dhe ka mundësi të gjobihemi; në atë rast ne do të paguajmë gjobën”, tha Bullingham. Leah Williamson, kapitenja e skuadrës së femrave të Anglisë, e cila u kurorëzua kampione evropiane verën e kaluar, tha se nuk kishte “asnjë interes” për të ndjekur Kupën e Botës:

“Është turp që po shkojmë drejt asaj që duhet të jetë shfaqja më e madhe në botë me këto hijet. Dhe vërtet nuk e di se si arritëm në këtë pikë, nëse jam e sinqertë. Jam e zhgënjyer dhe mendoj se është turp sepse Kupa e Botës ka qenë gjithmonë një nga gjërat që i bashkon të gjithë”, ajo.

“Mendoj se duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më dhe është një ndryshim i madh. Unë do t’i mbështes djemtë, por jo si tifoz, dhe kjo është e trishtueshme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat