Mungesa e Manesë në Kupën e Botës, trajneri i Senegalit surprizon me vendimin e marrë

Futboll

Mungesa e Manesë në Kupën e Botës, trajneri i Senegalit surprizon me vendimin e marrë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:32
Sise

Senegali mori një goditje të rëndë në prag të Botërorit të Katarit, teksa humbi yllin e skuadrës Sadiu Mane. Sulmuesi senegalez pësoi një dëmtim në tendinë me Bajernin në Bundesligë teksa në kombëtare e grumbulluan duke besuar se lojtari do të mund të riaftësohej, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Mane do të mungojnë gjatë.

Ndërkohë së fundmi ka befasuar dhe trajneri i Senegalit, Sise, që vendosi të shkojë në Katar me 25 lojtarë, duke mos e zëvendësuar Manenë. Sipas shtypit vendas, 3 janë motivet që e shtynë trajnerin e Senegalit  të mos e zëvendësonte Mane.

E para lidhet me faktin e vlerësimit për lojtarin e Bajernit  për kontributin e tij në fitimin e Kupës së Afrikës, por edhe kualifikimin në Botëror.

E dyta ka të bëjë me faktin se emri i Mane do të qëndrojë në listën e të grumbulluarëve dhe në rast se kombëtarja afrikane del me një medalje nga Kupa e Botës në Katar, atëherë edhe sulmuesi do të merrte një nderim të tillë.

Dhe e treta që lidhet sërish me një rrugëtim të suksesshëm të Senegalit në Botëror. Nëse ata ia dalin të mbërrijnë në fazat më të rëndësishme të Botërorit, atëherë do të shpërbleheshin në aspektin financiar dhe sërish në këtë formë, edhe Mane do të përfitonte.

Senegali është shortuar në Grupin A, së bashku me organizatorët e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat